Sheshel: Serbia të integrohet me Rusinë për ta ruajtur Kosovën

  • 06 May 2016 - 13:02
Sheshel: Serbia të integrohet me Rusinë për ta ruajtur Kosovën

Vojislav Sheshel, ka dal me idenë se shteti i tij, Serbia, duhet të integrohet me Rusinë, në mënyrë që të mund të ruhet Kosova.

“BE-ja po merr pjesë në largimin e Kosovës, ndërsa Serbia dëshiron që me cdo kusht të puthet e përkdhelet me të dhe të bëhet mike me BE-në”, ka thënë Sheshel për mediet serbe.

Ndërsa teksa ka folur për rajonin, Sheshel ka thënë se tensionet këndejpari nuk do të qetësohen, pikësëpari për shkak të Kroacisë dhe kërkesave të saj, ndër të cilat është edhe zhbërja e Republika Srpskës.

(Kosova Sot)