Prokuroria paralajmëron aksione kundër uzurpatorëve edhe në Veri

  • 06 May 2016 - 17:51
Prokuroria paralajmëron aksione kundër uzurpatorëve edhe në Veri

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pas aksionit të sotëm për lirimin e pronave të uzurpuara në Ferizaj dhe Prishtinë, ka thënë se vlera e aseteve të sekuestruara sot është tetë milionë euro, derisa ka paralajmëruar se së shpejti do të shohim edhe aksione të reja të këtij lloji.

Aksioni i sotëm në këto dy rajone të vendit është kryer me kërkesën e prokurorive themelore në Prishtinë dhe Ferizaj.

Ndërsa, majori i Policisë së Kosovës, Sherif Havolli tha se Policia e Kosovës do të zgjerojë hetimet në të gjitha rajonet, përfshirë edhe veriun e vendit.

Në konferencën për media u tha se ndaj uzurpatorëve është ushtruar kallëzim penal dhe janë sekuestruar mbi 50 hektarë tokë bujqësore dhe 7 lokale afariste.

(Kosova Sot)