Atentat ndaj gazetarit turk që zbuloi sekretin shtetëror

  • 06 May 2016 - 17:56
Atentat ndaj gazetarit turk që zbuloi sekretin shtetëror

Një atentat është kryer sot ndaj gazetarit turk Can Dundar, i cili është nën gjykim me akuzën e zbulimit të sekretit shtetëror. Mësohet se atentatori qëlloi të paktën tri herë jashtë mjediseve të gjykatës ku gjendej Dundar. Ky i fundit i shpëtoi atentatit por mbeti i plagosur nga plumbat e marrë.

Policia turke arrestoi agresorin Erdem Gul, ish­-koleg i Dundar, të cilin e quajti “tradhtar” para se të hapte zjarr në drejtim të tij.

Dundar, ish-­redaktor i gazetës “Cumhuriyet” dhe gazetari Gul akuzohen për disa raportime që implikojnë shërbimin inteligjent turk në transportimin e armëve për në Siri.

(Kosova Sot)