Thyen heshtjen personi mbrapa “Panama Papers”

  • 06 May 2016 - 18:31
Thyen heshtjen personi mbrapa “Panama Papers”

Burimi anonim i cili qëndronte mbrapa publikimit të “Panama Papers”, ka folur për herë të parë duke ofruar ndihmë autoriteteve ligjore përgjatë hetimeve, në shkëmbin të imunitetit, shkruan BBC.

Në deklaratën e shkruar, ai tregon që kurrë nuk ka punuar për ndonjë qeveri apo agjension spiunazhi, dhe motivi i  tij ka qene barazia e të hyrave financiare.

“Panama Papers” ka shpalosur kompanitë “offshore” të disa prej njerëzve më të pasur në botë dhe si u kanë ikur taksave ata.

Dokumentet e publikuara i përkasin kompanisë ligjore Mossack Fonseca.

(Kosova Sot)