Nisma: Sot na u bashkuan mbi 50 anëtarë të rinj në Prishtinë

  • 06 May 2016 - 20:15
Nisma: Sot na u bashkuan mbi 50 anëtarë të rinj në Prishtinë

Në degën e Nisma për Kosovën në Prishtinë sot kanë aderuar mbi 50 intelektualë të rinj, profesorë universitar, kuadra të shkolluar brenda dhe jashtë vendit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj, anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Nisma’s.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, anëtarëve më të rinj te Nismës në Prishtinë, ju ka uruar mirëseardhje në shtepinë e vetme socialdemokrate në vend, atë të Nismës për Kosovën.

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka falënderuar anëtarët më të rinj të Nismës në Prishtinë, dhe i ka ftuar që të angazhohemi së bashku në fuqizimin e Nismës, subjektit që do të sjell ndryshimin në vend.

Kryetari Limaj së bashku me kryetarin e Këshillit Jakup Krasniqi, dhe kryetarin e dëgës se Nismës në Prishtinë, Shyqiri Bytyqi, kanë ndarë edhe libreza anëtarësie për anëtarët më te rinj të Nismës në Prishtinë.

(Kosova Sot)