Ultimatumet ndërkombëtare, kusht për reformën

  • 06 May 2016 - 07:28
Ultimatumet ndërkombëtare, kusht për reformën

Drejtësia e kapur e Kosovës

Liderët duhet të detyrohen t'i nënshtrohen ligjit 

"Në çështjen e ndërtimit të shtetit ligjor, e kjo nuk mund të kuptohet pa sistem gjyqësor dhe prokurorial funksional, të pakorruptuar dhe vetëm ligjor, është e kuptueshme se do të vijë deri te një intervenim i tillë", ka theksuar prof. Muhamet Kelmendi 

Bllokimi i reformës në drejtësi nga klasa politike në pushtet po e pengon vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë. Zhbllokimin e këtij procesi, analistë dhe ekspertët e fushës së drejtë- sisë e shohin të realizueshëm përmes aplikimit të një modeli të kushtëzimit serioz që po ndodh në Shqipëri, ku së fundmi ambasadorët e vendeve perëndimore ua kanë thënë prerë politikanëve se nuk guxojnë ta ndalin reformën. Sipas analistëve, për ta realizuar në plotëni një reformë të mirëfilltë në drejtësi, duhet dhe do të ndodhin patjetër edhe në Kosovë ultimatume si në Shqipëri, ngase vetëm të tillat mund të jenë efikase, pavarësisht që mund t'u kushtojnë edhe vetë politikanëve për krimet që kanë bërë kur kanë abuzuar në pushtet. Profesori i së Drejtës, Muhamet Kelmendi tha për "Kosova Sot" se në një shtet normal, një presion i tillë nuk do të duhej ndodhur, por derisa Kosova është shtet në proces të ndërtimit, edhe ultimatumet e tilla ndërkombëtare, në funksion të reformimit të drejtësisë, janë të kuptueshme dhe të imponueshme, sidomos ato që vijnë nga Bashkimi Evropian. "Në çështjen e ndërtimit të shtetit ligjor, e kjo nuk mund të kuptohet pa sistem gjyqësor dhe prokurorial funksional, të pakorruptuar dhe vetëm ligjor, është e kuptueshme se do të vijë deri te një intervenim i tillë", ka theksuar ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)