Maqedoni, Ambasadorët: Koha e fundit për marrëveshje

  • 06 May 2016 - 22:05
Maqedoni, Ambasadorët: Koha e fundit për marrëveshje

Ambasadori Aivo Orav, ambasador i bashkimit Europian në Shkup dhe Xhes Bejli, Ambasadori i Amerikës në Maqedoni, me një mesazh të drejtpërdrejtë, u kanë kërkuar liderëve të subjekteve politike në Maqedoni që të zgjidhin krizën politike, shkruan Alsat.

Nga ana e tyre është thënë kjo krizë politike po e pengon anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe se ndërkombëtarët janë në anën e tyre.

Në ndihmë të Bejlit dhe Oravit, për tejkalimin e krizës politike, në Shkup së shpejti do të vijë edhe Johanes Hajndëll, si i dërguari special i Gjermanisë, për zgjidhjen e krizës.

(Kosova Sot)