Kolumbia do përdorë ushtrinë kundër bandave mafioze

  • 06 May 2016 - 22:14
Kolumbia do përdorë ushtrinë kundër bandave mafioze

Qeveria kolumbiane ka thënë se ka nisur sulmet ajrore kundër bandave të përfshirë në trafikun e drogës dhe minierave të paligjshme.

Ministri i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, ka thënë se për t’i luftuar ata do të përdoret e tërë forca shtetërore, përfshirë edhe ushtrinë.

Zyrtarët kanë thënë se tri banda më të rëndësishme kriminale kanë rreth 3 mijë anëtarë, transmeton Klan Kosova.

“Ne do t’i përdorim të gjitha forcat, pa asnjë përjashtim kundër këtyre grupeve të organizuara dhe bandave mafioze shumë të fuqishme”, ka thënë Villegas.

Kjo strategji e re përfshinë tri bandat – Clan Usuga, Los Pelusos dhe Los Puntulleros.

Clan Usuga, është banda më e madhe e akuzuar për trafikimin e kokainës në Amerikën Qendrore dhe në tërë SHBA-në.

(Kosova Sot)