Gazeta "Kosova Sot" Shpall KONKURS

Publikuar: E marte 19 Gusht 2014, 14:16 0 Komente

Gazeta "Kosova Sot"  Shpall  KONKURS

Për

- LEKTOR

- GAZETARË PRAKTIKANTË

- DESKTOPER

Kushtet që duhet të plotësohen për pozitën LEKTOR:

Të ketë të kryer Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe.
Të ketë përvojë pune si lektor. Të ketë aftësi për të punuar me ndërrime dhe orar të zgjatur.

Kushtet që duhet të plotësohen për pozitën GAZETARË PRAKTIKANTË

Kandidatët duhet të kenë aftësi të mira në të shkruar. Preferohet të njohin gjuhën angleze. Përparësi do të kenë kandidatët me shkollim të lartë.

Kushtet që duhet të plotësohen për pozitën DESKTOPER:

Kandidatët për vendin e punës dizajner-desktoper duhet të kenë minimum 3 vjet përvojë pune në profesion, të njohin programet: Adobe Photoshop, Ilustrator, Corel Draw, Quark Xpress, Adobe in Design etj.

Aplikacionet mund të merren në recepcionin e gazetës "Kosova Sot", adresa: Zona Industriale, Prishtinë.
Aplikacionet e plotësuara, së bashku me CV-të, referencat dhe dokumentacionet përcjellëse, duhet t'i dorëzohen personit të autorizuar të administratës deri më 25 gusht 2014.

Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim.

Vetëm aplikuesit e suksesshëm do të ftohen në intervistë.

Komente


arkivi i lajmeve

te fundit