Sigurisht nuk e keni ditur

  • 20 May 2016 - 10:39
Sigurisht nuk e keni ditur

- Hartat e para gjeografike janë bërë nga babilonasit, rreth vitit 2 300 para erës së re.

- Kafshët e vetme që mund të shohin prapa tyre, pa e kthyer kokën, janë lepuri dhe papagalli.

- Kërmilli mund të flejë deri në tre vjet.

- Elektriciteti nuk lëviz nëpër tel, por nëpër një fushë përreth telit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

- India kurrë nuk e pushtoi asnjë vend gjatë 10 000 vjetëve të historisë së saj.

- Çokollata me qumësht u shpik nga Daniel Piter, i cili këtë zbulim ia shiti fqinjit të tij, Henri Nestle.

- Karotat nuk përmbajnë aspak yndyrë.

- “Coca-Cola” është shpikur në Atlanta, Gjeorgji të SHBA-së, nga dr. Xhon S. Pemberton, në vitin 1886.

- Shishet plastike për herë të parë janë përdorur për pijet joalkoolike në vitin 1970.

- Për ta bërë një kile mjaltë, bletëve u duhet t’i vizitojnë 4 milionë lule, duke udhëtuar në një distancë të barabartë me katër udhëtime rreth Tokës. 

(Kosova Sot)