Si punon zemra ?

  • 19 July 2016 - 13:51
Si punon zemra ?

Patricia Landry, M.D.,mjeke e mjekësisë familjare në Easley, nga Karolina e Jugut, sqaron se si punon zemra. Ajo tha : '' Zemra është një lloj i veçantë i muskujve. Ndryshe nga muskujt e duarve dhe këmbëve, zemra nuk ka nevojë për dirigjimin tonë për të punuar’’ .

Siç tregon doktoresha Landry, brenda zemrës është një vend i vogël me një koleksion qelizash që dërgojnë  sinjale për ta bërë zemrën të funksionojë. Disa sinjale automatike vijnë nga truri i cili ndikon që zemra të rreh sa më shpejtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Zemra vazhdon të rrahë edhe në qoftë se ajo nuk merr sinjale nga truri. Nëse një pjesë e një zemre është prerë copa-copa ajo prapë vazhdon të rreh. Zemra ka një zemër për të rrahur, dhe ju nuk mund ta mposhti atë. " përfundon mjekja.

(Kosova Sot)