Si mund të qëndrojnë aeroplanët në qiell?

  • 25 July 2016 - 16:11
Si mund të qëndrojnë aeroplanët në qiell?

Çelësi për të mbajtur aeroplanin duke fluturuar janë krahët. Ashtu siç anijet kanë motorët e tyre njashtu edhe aeroplanët kanë krahët e tyre të cilët e ndihmojnë të qëndrojë në qiell. Mbi krahun e aeroplanit, ajri rrjedh shpejtë kurse në pjesën tjetër të krahut ajri rrjedh ngadalë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Lidhur me këtë fakt, disa ekspert nuk pajtohen. Disa thonë se rrjedha e shpejtë e ajrit mbi krahë ul presionin e ajrit mbi atë. Atëherë presioni i lartë i ajrit të ngadalshëson lëvizjen dhe shtyen krahët.

Por, shkencëtarët tjerë thonë se shpjegimi i kësaj teorie është më i thjeshtë se kaq. Ata thonë se avioni fluturon sepse krahët e tij janë të vendosur në një kënd që shtyen ajrit poshtë krahëve.

(Kosova Sot)