A e keni ditur se?

  • 30 August 2016 - 09:51
A e keni ditur se?

-Toka ka të njëjtën sasi uji që ka pasur dhe miliona vjet më parë Rreth 97% e gjithë sasisë së ujit në botë është i kripur apo ndryshe i papijshëm; 2% është pjësë e akujve dhe akullnajave; dhe 1% mbetet për të gjitha nevojat tona

-Uji e rregullon temperaturën e Tokës. Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit të njeriut

-Sasia më e madhe e ujit që shpërdorohet nga njeriu, më shumë se në çdo vend tjetër është në ambjentet sanitare

-Rrjedhja e ujit në rubinet mund të çojë në harxhimin e deri në 2.000 litra ujë në vit

-Në shkollë dhe në shtëpi, ju mund të ndihmoni të mbroni burimet tona ujore

-Mos lejoni harxhimin e ujit ndërsa jeni duke larë apo shpëlarë enët.

(Kosova Sot)