Ja pse fëmijët nuk duhet të përdorin pajisjet teknologjike

  • 25 September 2016 - 16:03
Ja pse fëmijët nuk duhet të përdorin pajisjet teknologjike

Fëmijët nën 2 vjeç kurrë nuk duhet të përdorin sende të tilla, fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet ti përdorin ato për 1 orë në ditë, ndërsa ata 6-18 vjeç duhet të përdorin pajisje teknologjike 2 orë në ditë.

“Kosova Sot Online” ju sjell disa nga problemet që ju shfaqen fëmijëve gjatë përdorimit të teknologjisë.

Dëmtim i trurit

Valët e dëmshme të internetit dhe pajisjet si: telefonat celularë, televizori, tabletë, mund të shkaktojnë probleme serioze në tru. Pajisjet teknologjike ndikojnë drejtpërdrejt tek zhvillimi i fëmijës, në shkrim-leximin dhe arritjet akademike. Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të lejohen të përdorin pajisje teknologjike shumë shpesh.

Mbipesha

Duke përdorur teknologjinë reduktohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mund të fitojnë peshë më lehtë. Kjo është një nga arsyet pse një në katër fëmijë në Kanada dhe SHBA është obez. Rreth 30% e fëmijëve që përdorin shumë pajisjet teknologjikekanë diabet, sipas studimeve ata janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të sulmit në zemër.

Gjumë i pamjaftueshëm

Statistikat tregojnë se 75% e fëmijëve përdorin pajisjet teknologjike në dhomat e tyre, duke ndenjur pa gjumë . Tek fëmijët e moshës 9-10 gjumi jo i mjaftueshëm, ka ndikim të madh në ecurinë e tyre në mësime.

Çrregullimet mendore

Përdorimi i tepruar i pajisjeve mund të shkaktojë sjellje problematike, psikozë, çrregullim bipolar, deficiti vëmendje, ankthin dhe depresionin e fëmijëve.

(Kosova Sot)