Fakte për jetën e Napoleon Bonapartit

  • 26 September 2016 - 11:59
Fakte për jetën e Napoleon Bonapartit

1. Napoleon Bonaparti lindi në Ajacio të Korsikës, në një familje aristokrate të ardhur nga Toskana e Italisë. Ishte djali i dytë i Sharl Mari Bonopartit dhe i Maria Leticie Ramolinos. Ardhja e Napoleonit në jetë erdhi vetëm një vit pasi Korsika u pushtua nga francezët. I ati i tij, avokat me profesion, ishte kundër okupimit francez të Korsikës.

2. Napoleon Bonaparti jetoi 51 vjet e 10 muaj e 11 ditë. Ai lindi më 15 gusht 1769 në Ajacio dhe vdiq më 5 maj 1821 në ishullin e Shën Helenës, në Britaninë e Madhe. Edhe pse pati një jetë mjaft të shkurtër, ai ka qenë nga njerëzit që ndryshoi rrënjësisht rendin evropian politik dhe social.

3. Napoleon Bonaparti ishte i gjatë vetëm 1. 69 metra, duke qenë kështu një ndër perandorët më të shkurtër në historinë e Evropës. Por kjo ishte edhe një tjetër arsye e famës së tij të madhe.

4. Kur lindi perandori francez e kishte emrin Napoleone di Buonaparte, por më pas ai e ndryshoi mbiemrin, duke e kthyer në Bonaparte. Këtë e bëri për t’i dhënë mbiemrit të tij një theks sa më francez.

5. Napoleoni kishte një familje të madhe dhe shumë femërore. Pasi ai kishte një vëlla më të madh se vetja dhe gjashtë motra. Vëllai i tij quhej Joseph, kurse motrat e vogla quheshin Lucien, Elisa, Louis, Pauline, Caroline dhe Jerome.

6. Atentatet ndaj Napoleonit në atë kohë nuk ishin gjë e rrallë. Historianët francezë si cilësojnë si atentatet më të rrezikshme ndaj tij 16. Por gjatë gjithë karrierës së tij, Napoleoni ka qenë në shënjestrën e armiqve. Në krye të klasifikimit është atentati i vitit 1800, në prag të Krishtlindjeve, ku një sasi e madhe eksplozivi shpërtheu pranë karrocës së tij, ku mbetën të vdekur disa njerëz.

7. Beteja e Vaterlosë ishte ajo që i dha fundin Napoleonit. Në qershorin e 1815-s, në Vaterlo të Belgjikës, dy fuqitë më të mëdha të kohës, Anglia dhe Franca, u përgatitën për betejën finale. Dhe humbja nuk erdhi si rrjedhojë e strategjisë së Napoleonit, por për shkak të paaftësisë së gjeneralit francez, Grushi.

8. Napoleon Bonaparti gjatë karrierës së tij drejtoi 72 beteja në vende të ndryshme të Evropës. Një numër rekord ky duke pasur parasysh se vetëm një numër i vogël betejash u humbën. Ndërsa fatale ishte vetëm një ajo e Vaterlosë. Nëse Napoleoni shquhet si vizionar politik, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për artin e tij të luftimit. Për teoricienët e artit të luftës, Bonaparti bëri revolucion dhe në luftë.

9. Napoleoni ka qenë dy herë Perandor i Francës. Fillimisht ai drejtoi Perandorinë Franceze nga 20 maji i vitit 1804 deri në 6 prill 1814. Dhe për herë të dytë, ai e udhëhoqi Francën nga 1 marsi 1815 deri në 22 gusht 1815.

10. Napoleoni është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës. Është njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve ka aftësinë të joshë turmat dhe të sfidojë rendin ekzistues.

(Kosova Sot)