Gjëra që nuk i keni ditur për Titanikun

  • 29 September 2016 - 15:22
Gjëra që nuk i keni ditur për Titanikun

Në orën 11.40 të mbrëmjes së 14 prillit 1912, Titaniku u përplas me një ajsberg që e bëri atë të përmbysej 3 orë më vonë, dhe të merrte trupat e 1503 personave me vete.

1 – Anulimi i varkës së shpëtimit

Në ditën që Titaniku u përplas me ajsbergun, ishte planifikuar të merrej dhe një varkë shpëtimi, por u anulua për arsye të panjohura. Shumë besojnë se një numër i  konsiderueshëm personash mund të kishin shpëtuar.

2 – Varkat e shpëtimit gjysmë plot

Jo vetëm që në bord nuk kishte mjaftueshëm varka shpëtimi për të mbajtur 2200 pasagjerë, por shumë prej tyre, u nisën gjysmë bosh. Varka e parë u largua me 28 njerëz në vend që të merrte 65.

3 – Qentë e mbijetuar

Nga 12 qen që ndodheshin në bordin e Titanikut, tre mbijetuan

4 – Paralajmërimet për ajsberg

Titaniku mori 6 paralajmërime zyrtare rreth ajsbergëve potencialisht të rrezikshëm gjatë udhëtimit të tij.

5 –  Një iluzion optik

Disa besojnë se një iluzion optik, veçanërisht një dritë e lehtë, mund të ketë shkaktuar që ekuipazhi të mos ketë parë ajsbergun deri në minutën e fundit.

6 – Mungesa e dylbive

Dylbitë ne anijen e Titanikut kishin humbur, duke parandalua kështu vëzhgimin nga ana e ekuipazhit për rreziqet e mundshme

7 – Bileta më e shtrenjtë

Bileta më e shtrenjtë që u shit në Titanik ishte një  4,350 dollarë. Biletë e klasit te parë ekuivalent me  69,600  dollarë sot.

8 – Muzikantët

Siç shihet dhe në filmin Titanik, muzikantët e anijes luajtën në kuvertën e klasit të parë ndërsa anija u mbyt. Ata kanë luajtur për dy orë dhe pesë minuta, me asnjë të mbijetuar.

9 – Kuzhinieri i mbijetuar

Shefi  i kuzhinës së Titanikut, Charles Joughnin i mbijetoi Titanikut pavarësisht se ndenji në ujërat e akullt për 2 orë. Ai thotë se ishte në gjendje që të qëndronte në ujë për aq gjatë pasi ishte i dehur me uiski.

10 – Rikuperimi i trupave

Nga 1503 viktimat të Titanikut, vetëm 340 trupa u gjetën, dhe 119 prej tyre ishin të paidentifikueshëm.

(Kosova Sot)