A e din pse quhet deti i vdekur?

  • 03 April 2017 - 16:03
A e din pse quhet deti i vdekur?

Deti i Vdekur është liqen në Lindjen e Afërme por shpeshherë e quajmë det. Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripesia është aq e madhe sa që në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave-baktere.

 Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka nji rrjedhë, lumin Jordan. Kripesia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjërë deri në 18 km.

 Deti i Vdekur njëheresh është depresioni më i madh në tokë, ndërsa sipërfaqja e tij është në -418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnje është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Uji i detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë.

(Kosova Sot)