10 gjëra që duhet të dini për qytetin e Nju Jorkut

  • 01 October 2016 - 16:32
10 gjëra që duhet të dini për qytetin e Nju Jorkut

1 – Nju Jorku mund të jetë një xhungël betoni, por ka më shumë hapësirë të gjelbërt nga sa besoni ju. Rreth 29 mijë akra, apo 14% e qytetit është me parqe,transmeton “Kosova Sot Online”.

2 – Qyteti gjithashtu ka 14 milje vijë bregdetare.

3 – Nëse ndonjëherë e keni menduar, është e ligjshme të ecësh nëpër Nju Jork topless.

4 – Në fillim të shekullit të 19, sistemi i kanalizimeve të Nju Jorkut kryesisht përmbante plot derra që hanin plehra.

5 – Pse taksitë në Nju Jork janë të verdha? Sepse në vitin 1907, një shitës makinash sugjeroi të verdhën pasi ishte ngjyra më e lehtë për t’u parë në distancë.

6 – Banka Federale e Nju Jorkut është depozita më e madhe monetare e arit në botë.

7 – Në vitin 2011, turistët sollën rreth 31 miliard dollarë në ekonominë e qytetit.

8 – Në vitin 2003, një burrë u arrestua pasi po përpiqej të rikrijonte Kopshtin e Eden-it  në apartamentin e tij në Harlem. Ai kishte marrë një krokodil të gjallë dhe një tigër.

9 – Kur Philippe Petit eci në një litar të tendosur mes kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1974, nuk e bëri vetëm një herë, por plot tetë herë.

10 – Manhattan do të thotë “ishull i kodrave”.

(Kosova Sot)