Pse qeshim?

  • 24 April 2017 - 10:03
Pse qeshim?

Njerëzit qeshin për arsye të ndryshme. Qeshim kur jemi të lumtur; qeshim kur shohim a dëgjojmë diçka interesante; qeshim kur diçka a dikush na befason dhe madje shpeshherë qeshim vetëm pse e shohim dikë duke qeshur. Madje, paraardhësit tonë e kanë përdorur qeshjen për të komunikuar dhe nëpërmjet qeshjes ata i kanë treguar bashkëbiseduesit që gjithçka është në rregull.

Të qeshurit ndikon në lirimin e elementeve të veçanta kimike në trurin tonë që ndihmojnë në qetësimin e njeriut dhe bëjnë që të ndihemi mirë. Qeshja madje është një lloj ushtrimi: ajo na bën që të marrim frymë thellë, t'i përdorim muskujt dhe e nxitë punën e zemrës dhe mushkërive. Shkencëtarët mendojnë që të qeshurit ndikon edhe në përmirësimin e sistemit imun, në lehtësimin e dhimbjes së trupit dhe natyrisht, në përmirësimin e humorit

(Kosova Sot)