A e dini kush e ka zbuluar penicilinën?

  • 27 March 2017 - 16:13
A e dini kush e ka zbuluar penicilinën?

Më 28 shkurt të vitit 1953, Xhejms Vatsoni i SHBA-së dhe Frencis Kriku i Anglisë kanë bërë njërin prej zbulimeve më të mëdha shkencore në histori,transmeton Kosova Sot Online.

Dy shkencëtarët zbuluan strukturën e spirales së dyfishtë të ADN-së. Përbëhet nga dy fije të cilat vërtiten rreth njëra-tjetrës dhe kanë një variacion pothuajse të panumërt të strukturave, të cilat krijojnë udhëzimet të cilat i përcjellë organizmi i njeriut. Gjenet tona përbëhen nga ADN-ja dhe përcaktojnë gjëra sikur çfarë ngjyre të flokëve dhe të syve do të kemi. Në vitin 1962 ata kanë marrë çmimin ‘Nobel’ për punën e tyre. Zbulimi i ka ndihmuar mjekët që t’i kuptojnë disa sëmundje dhe ndoshta një ditë do të parandalojnë disa sëmundje si ajo e zemrës dhe kanceri. 

(Kosova Sot)