Kështu e ndryshon ngjyrën kameleoni (Video)

  • 25 October 2016 - 21:19
Kështu e ndryshon ngjyrën kameleoni (Video)

Kameleonët njihet për aftësinë e tyre që të njëjtësohen me ambientin që i rrethon, për tu mbrojtur nga grabitqarët.  Ata ndryshojnë ngjyrë edhe nga gjendja e humorit në të cilën ndodhen, por edhe nga temperatura.

Kur është ftohtë marrin një ngjyrë të errët për të përthithur më mirë rrezet e diellit, kur janë të trembur ose të inatosur përsëri ndryshojnë ngjyrë. Por si ia dalin? Pigmentet ngjyruese, janë të ruajtura në disa qeliza të veçanta të lëkurës, të quajtura kromatofori. Pigmentet e ndryshme në këto qeliza, mund të shpërbëhen ose të përzihen mes tyre, duke krijuar ngjyra të errëta ose të çelëta në lëkurë.

Në këtë mënyrë, disa ngjyra janë më të dukshme se të tjerat. Ne sot do të ju paraqesim video e kameleonit që del nga veza. Janë momente emocionues, por ajo që të habit më shumë është se vogëlushi i sapoardhur në jetë, ndryshon ngjyrën sapo prek dorën e pronarit të tij. Nuk e dimë nëse ai po përpiqet të mbrohet apo ka frikë.

(Kosova Sot)