Çfarë do të thotë të disiplinosh fëmijët?

  • 26 October 2016 - 16:23
Çfarë do të thotë të disiplinosh fëmijët?

Të disiplinojmë fëmijët nuk do të thotë të kontrollojmë sjelljen e tyre, por t’u mësojmë atyre që të njohin që në moshë të vogël rëndësinë e bashkëpunimit dhe të të qenurit të përgjegjshëm në vendimet që ata marrin për të kryer apo mos kryer një veprim apo sjellje tëcaktuar,përcjell Kosova Sot Online.

Disiplinimi i fëmijëve NUK përfshin frikësimin, lëndimin, dhe as turpërimin e tyre. Ai NUK ka për qëllim që t’i bëjë fëmijët që të ndihen në faj, të ndihen që nuk i duam, apo edhe që t’i detyrojmëata që të na binden. E thënë ndryshe disiplinimi i fëmijëve NUK është ndëshkim dhe nuk shprehet me asnjë lloj dhune fizike apo emocionale. Në fakt kur disiplinojmë një fëmijë janë të papranueshme rrahja e fëmijës, të qëlluarit me shuplakë, shkulja e veshit, etj por edhe etiketimi i tyre me emra tallës, sharjet, mallkimet apo edhe përdorimi i një fjalori ofendues ndaj tyre.

(Kosova Sot)