Të gjitha mbi migrimin e kafshëve

  • 28 June 2015 - 14:17
Të gjitha mbi migrimin e kafshëve

Lëvizja e zakonshme e kafshëve gjatë vitit, zakonisht pas përfundimit të stinëve, quhet migrim. Kafshët udhëtojnë në kohëra të ndryshme të vitit për të shfrytëzuar sa më shumë nga rrethina e tyre. Distancat e udhëtimeve të tyre janë të ndryshme prej mijëra kilometrave në vetëm disa metra!. 

Shpezët

Çdo vit dallëndyshja e Arktikut kalon një rrugë prej 35 mijë kilometrave pas motit më të ngrohtë të rajonit polar nga Arktiku Verior në Antarktik. Në anën tjetër, kolibri udhëton vetëm disa metra larg lart ose poshtë në pyll. Dallëndyshet e Arktikut migrojnë mbi det – duke u ushqyer me peshq. Ato qëndrojnë në Arktik vetëm 90 ditë para se të nisen drejt jugut. Shpezët e tjera gjithashtu kalojnë mijëra kilometra në kërkim të motit të ngrohtë dhe ushqimit. Dallëndyshet janë në mesin e migrueseve të para çdo vjeshtë. Dallëndyshet e vogla dhe prindërit e tyre mësojnë zërin e njëri-tjetrit në mënyrë që të qëndrojnë bashkë gjatë migrimit.

Fluturat monark

Fluturat monark gjithashtu kalojnë distanca të gjata për të kërkuar ngrohtësinë, duke fluturuar deri në 4.500 kilometra. Disa flutura individuale të këtij lloji e bëjnë këtë udhëtim vetëm një herë, sepse ato jetojnë vetëm disa muaj.

Peshqit

Disa migrime ndodhin gjatë disa periudhave më të gjata kohore.

Salmonët fillojnë jetën e tyre në përrenj dhe lumenj për të migruar në oqeane si të rritur, dhe pastaj kthehen në përrenj për t’u shumëzuar. Ata përdorin nuhatjen për ta gjetur përroin e njëjtë në të cilin kanë lindur. Peshqit që lindin në ujë të ëmbël, jetojnë në ujë të njelmët, e pastaj kthehen në ujë të ëmbël për t’u shumuar quhen peshq anadromus. Ngjalat bëjnë të kundërtën dhe quhen katadromus. Ato lindin në ujë të njelmët dhe rriten dhe jetojnë në ujë të ëmbël.

Balenat

Balenat udhëtojnë drejt ujërave të ftohta për ushqim dhe drejt ujërave të ngrohta për të lindur. Balenat me gungë preferojnë ujëra të ngrohta subtropikale në afërsi të Havait për të lindur të vegjlit e tyre, kështu ato udhëtojnë secilën vjeshtë. Pastaj ato nisen në drejtim të Alaskës, ku ka ushqim me bollëk. Ato kalojnë më shumë se një kilometër në orë duke pasur pra mjaft kohë për pushim gjatë rrugës.   

(Kosova Sot)