Çfarë studion Taksonomia?

  • 29 April 2017 - 10:00
Çfarë studion Taksonomia?

Taksonomia është fusha e cila studion marrëdhëniet e grupeve te ndryshme biologjike dhe i kategorizon ato ne baze te ngjashmërive ose ndryshimeve qe shfaqin. Tradicionalisht qeniet e gjalla janë ndare ne pese mbretëri: Monera, Protista, Fungi, Plantae dhe Animalia. Sidoqoftë shume shkencëtare tani e konsiderojne sistemin e pese mbretërive te prapambetur duke preferuar ne vend te tij një klasifikim, qe fillon me 3 sfera kryesore si Arkaea (ne fillim Archaebakteria), Bakteria (ne fillim Eubacteria) dhe Eukariotet (ku përfshihen protistet, kërpudhat, bimët dhe kafshët) i cili bazohet ne faktin nëse qelizat e gjallesave kane berthame qelizore apo jo si dhe ne ndryshimet ne përbërjet kimike te pjesëve te jashtme te qelizave. Me pas, çdo sfere e mbretëri zbërthehet me tej derisa çdo specie te jete klasifikuar ne baze te rendit: Sfere, Mbreteri, Filume, Klase, Rend, Familje, Gjini, Lloj duke përfunduar me një gjallese me një emër shkencor te përbëre nga gjinia dhe lloji i tij. Për shembull njerëzit listohen si Homo sapiens. Homo është gjinia dhe sapiens ,transmeton Kosova Sot Online. Viruset, viruidet, prionet dhe satelitetjanë jashtë këtyre kategorive te cilësuar si "ne cep te jetës" ne kuptimin qe shume shkencëtare nuk i klasifikojnë këto qenie si tamam te gjalla për shkak te mungesës se një ose me shume karakteristikave jetësore.

(Kosova Sot)