A e dini se çka është gargulli?

  • 16 May 2017 - 12:05
A e dini se çka është gargulli?

Gargulli është një prej shpendëve më shumëngjyrësh në Europë. Pjesa e poshtme e trupit të tij është blu në jeshile ndërsanë majë mund të shihet kryesisht e kuqja dhe portokalli, megjithëse ka edhe forma në jeshile dhe blu. Poshtë sqepit mund të shihet një njollë  e madhe e verdhe dhe shirit i zi që e kalon ngjyrën e kuqe të syve.  Pavarësisht një shumëllojshmërie ngjyrash nuk është dhe aq e lehtë ta shikosh në livadhe plot me lule ku edhe ai jeton. Ajo që është e dobishme në vëzhgimin e këtij shpendi është gadishmëria e tij për t’u ulur në tela, pemë të largëta dhe zona të tjera të larta ku ata mund të kërkojnë për insekte për të ngrënë.

Si të bëjmë ndryshimin midis një Gargulli të vogël dhe një të rrituri?

Një gargull i vogël është më pak i shndritshëm dhe më i vogël sesa të rriturit. Shpendët nuk kanë pendë shumë të gjata në bishtin e tyre.

Me çfarë ushqehen?

Ata ushqehen më shumë me  insekte të kapura në fluturim. Ata zakonisht gjuajnë për bletë, grerëza dhe me raste brumbuj dhe pilivesa. Çdo ditë gjatë periudhës së ushqimit, ata duhet të nxënë insekte për të barazuar masën e 225 bletëve.

Foletë e Gargullit

Ata kërkojnë për zona të hapura me peizazhe të shumëllojshme, shpesh pranë lumit ose rezervate të tjera ujore.  Ata ndërtojnë fole në rrëshirën e baltës, aty ku gërmojnë një gropë që përfundon me një magazinë për t’u ushqyer. Atyre i’u pëlqen të shoqërohen dhe të jetojnë zakonisht në livadhe ku ndihmojnë njëri-tjetrin për të rritur fëmijët e tyre së bashku.

Dimërimi

Vendet e dimërimit të gargullit janë vendosur në Afrikë, në jug të shkretëtirës së Saharasë.

(Kosova Sot)