Sa gjatë mund të jetojnë kometat?

  • 28 March 2017 - 14:17
Sa gjatë mund të jetojnë kometat?

Për të vlerësuar jetëgjatësinë e një komete, fillimisht bëhen disa supozime, si, procesi më i shpejtë i shkrirjes së akujve në zonën ekuatoriale se sa në atë polare. Pra, për shkak të këtij sublimimi të pabarabartë të akullit, kometa merr formë të zgjatur përgjatë boshtit të rrotullimit. Ritmi i hollimit të kometës nuk varet nga madhësia e saj, por nga balancimi i rrjedhjeve energjike, për shkak të përthithjes së energjisë diellore dhe humbjeve si rrjedhojë avullimi.

Gjithashtu, duhet të pranojmë se kometat periodike e shpenzojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre larg Diellit. Prandaj dhe ritmi me të cilin humbasin masën e tyre realizohet përshpejtësisht gjatë periudhave të shkurtra kur ndodhen pranë Diellit. Në qoftë se “Kometa Halley” kishte bërthamë akulli me diametër 10 km dhe kalonte afër Diellit në distancë 0.5 a.u (që korrespondon në 80 vjet rrotullim), për të shkrirë plotësisht do të mjaftonin veç 1300 rrotullime – domethënë vetëm 100 000 vjet që përfaqësojnë një periudhë të papërfillshme kohore në krahasim me moshën e sistemit diellor (5 miliard vjet).

(Kosova Sot)