A është çokollata e bardhë më të vërtetë çokollatë?

  • 21 May 2017 - 09:35
A është çokollata e bardhë më të vërtetë çokollatë?

P ër shumëkënd, çokollata e bardhë nuk është çokollatë tamam! Kjo pasi që çokollata e bardhë nuk është aq e ëmbël dhe nuk e ka aromën unike që e kanë, për shembull, çokollatat e zeza dhe ato me qumësht. Kjo pasi që çokollata e bardhë nuk është çokollatë e vërtetë,raporton Gazeta Kosova Sot

Më poshtë mund ta kuptoni pse. Përbërësi që nxirret nga kakao për ta krijuar çokollatën quhet ekstrakt çokollate, që pastaj shtypet mirë deri sa të krijohet një lloj paste, që quhet 'liker çokollate', ndonëse nuk ka alkool në të. Likeri i çokollatës mund të ndahet në dy pjesë: kakao e ngurtë, nga e cila vjen aroma e këndshme e çokollatës dhe yndyra e kakaos, që ndryshe njihet si gjalpë kakaoje. Çokollata e bardhë nuk përmban pjesën e ngurtë të kakaos dhe përbërësi kryesor i saj është gjalpi i kakaos dhe kjo është arsyeja pse çokollata e bardhë nuk e ka aromën unike të çokollatës.

(Kosova Sot)