Pse janë stinët të ndryshme nëpër botë?

  • 06 July 2015 - 08:47
Pse janë stinët të ndryshme nëpër botë?

Pse është dimër në Amerikën Veriore, kur është verë në vendet si Amerika Jugore dhe Australia?

Toka është gjithnjë në rrotullim. Derisa ajo ndjek orbitën e saj njëvjeçare rreth Diellit, planeti qëndron pak i kthyer në një kënd të njëjtë. Si rezultat, gjysma veriore e Tokës, duke përfshirë edhe Amerikën Veriore, është e kthyer larg Diellit, gjatë njërës pjesë të vitit dhe afër Diellit gjatë pjesës tjetër të tij. Nga shtatori e deri në mars, pjesa veriore është kthyer larg Diellit.

Gjatë këtyre muajve, kjo gjysmë nuk merr shumë dritë dhe nxehtësi nga Dielli, që shkakton vjeshtën e më pas dimrin. Në të njëjtën kohë, pjesa jugore është e kthyer nga Dielli. Ajo pranon më shumë dritë dhe nxehtësi, kështu që kalon në pranverë dhe verë.

Në mars, pjesa veriore e Tokës, fillon të kthehet nga Dielli. Derisa më shumë nxehtësi dhe dritë vjen nga Dielli në këtë gjysmë, kjo pjesë kalon nëpër stinën e pranverës dhe verës. Në të njëjtën kohë, pjesa jugore fillon të largohet nga Dielli, prandaj përjeton vjeshtën dhe dimrin. (Kosova Sot)