‘How to Train Your Dragon 2’

  • 07 July 2015 - 09:14
‘How to Train Your Dragon 2’

Ngjarja në film zhvillohet pesë vite pas filmit të parë dhe ka si personazhe Hiccup-in dhe miqtë e tij si adoleshentë. DeBlois zbuloi në një intervistë në lidhje me historinë: ‘Në fund të filmit të kaluar, të gjithë vikingët që më parë ishin të bllokuar tani janë në shpinë të dragonjve, kështu që e tërë Hemisfera Veriore hapet për ta. Dhe, me këtë, kurioziteti i Hiccup-it rritet, harta zgjerohet dhe në mënyrë të paevitueshme ata takojnë dragonj të rinj, kultura të reja”. “Hiccup më pas zbulon një konflikt më të madh, që zhvillohet mes njerëzve dhe dragonjve dhe e zbulon veten në qendër të tij”.

Ngjarja:

Pesë vite pasi që Fshati i Vikingëve Berk, ka arritur paqen me dragonjtë, ata tani jetojnë mes fshatarëve si kafshë që punojnë dhe si shoqërues, e madje marrin pjesë edhe në gara sportive. Hiccup shkon në aventura me dragoin e tij, Toothlessderisa zbulojnë dhe vizitojnë toka e territore të pashkelura më parë. Pasi që ka arritur moshën e rritur, ai është nën presionin e babait të tij Stoick the Vast për ta pasuar atë si udhëheqës, megjithëse Hiccup mbetet i pasigurt nëse është i gatshëm për këtë përgjegjësi. Derisa hetojnë një zjarr të madh, Hiccup dhe Astrid zbulojnë mbetjet e një kalaje të mbyllur në një formacion kolosal të akullit të kaltër dhe takojnë një gjahtar të dragonjve që quhet Eret, i cili i fajëson ata për shkatërrimin e kalasë së tij dhe përpiqet që të kap dragonjtë e tyre për një pushtues të çmendur të quajtur Drago Bludvist. Dy kalorësit kthehen në Berk për të paralajmëruar Stoick-un për ushtrinë e dragonjve që Drago është duke krijuar dhe Stoick i urdhëron fshatarët që të fortifikojnë ishullin e të përgatiten për betejë.

Stoick ua shpjegon që ai e kishte takuar Drago-n një herë në një takim të udhëheqësve dhe kishte kuptuar që ai ishte një njeri i çmendur e i paarsyeshëm, por Hiccup refuzon të besojë që kjo luftë është e paevitueshme. Pasi që Stoick ndërpret planin e tyre për ta  bërë Eret-in që t’i dërgojë te udhëheqësi i tij, Hiccup fluturon me Toothless-in në kërkim të Drago-s për t’u munduar të bisedojë me të. Ata kapen nga një kalorëse e dragonjve e quajtur Valka, e cila del të jetë nëna e humbur e Hiccup-it. Ajo ua shpjegon që ka kaluar njëzet vite duke shpëtuar dragonjtë nga kurthet e Drago-s dhe duke i sjell ata në një ishull të krijuar nga akulli nga një dragua kolosal Alpha, që quhet Bewilderbeast, të cilit i përgjigjen të gjithë dragonjtë. Stoick e  gjen Hiccupin në ishullin, ku ai zbulon që gruaja e tij është ende gjallë. Astrid dhe kalorësit e tjerë e kidnapojnë Eret-in në mënyrë që ta gjejnë Drago-n, por edhe ata kapen dhe Drago mëson për dragonjtë e Berk-ut. Drago dhe ushtria e tij hyjnë në vendin e Valka-s, ku ai zbulon që ka edhe vetë një Bewilderbeast të tijin për të sfiduar Alpha-n.

Një betejë titanike fillon mes dy Bewilderbeasts-ve në lkuftë për kontroll mbi të gjithë dragonjtë e ishullit. Bewilderbeast-i i Drago-s mbetet fitimtar, duke vrarë Alpha-n dhe merr kontrollin e të gjithë dragonjve, duke përfshirë edhe Toothless-in. Duke përdorur një formë të çuditshme të hipnotizimit të dragonjve që u atribuohet vetëm Alpha-ve Hiccup mundohet të bind Drago-n që të përfundojë dhunën, por Drago urdhëron që ta vrasin edhe atë. Toothless, nën ndikimin e Alpha-s së ri, i afrohet Hiccup-it dhe lëshon një shpërthim plazme. Në momentin e fundit Stoick e shtyn Hiccup-in dhe qëllohet ai në vend të tij, duke e vrarë në vend. Hiccup me zemërim e largon Toothless-in kur i afrohet trupit të Stoick-ut, pasi që Aplha humb kontrollin mbi të. Drago e lë Hiccup-in aty dhe duke kalëruar Toothless-in, përsëri nën kontrollin e Alpha-s, ai e drejton ushtrinë e tij të tanishme më të madhe drejt Berk-ut për ta shkatërruar atë. Stoick-ut i bëjnë një funeral Vikingu dhe Hiccup, tani i mbushur me pendim për humbjen e babait dhe dragoit të tij, vendos që ai të kthehet në Berk dhe të mbrojë njerëzit e tij e të përmbushë amanetin e babait. Kalorësit e dragonjve dhe Eret-i kalërojnë dragonj të vegjël, që janë imunë ndaj kontrollit të Alpha-s dhe arrijnë në Berk, pasi që Alpha tashmë ka sulmuar fshatin dhe ka marrë kontrollin e dragonjve atje.

Hiccup konfronton Drago-n edhe një Toothless me tru të shpërlarë, derisa kalorësit e tjerë mundohen të hutojnë Bewilderbeast-in. Drago përsëri urdhëron Aplha-n që ta detyrojë Toothless-in ta vrasë Hiccup-in, por Hiccup arrin që t’ia heqë magjinë atij. Drago më pas urdhëron Alpha-n që t’i qëllojë të dy dhe Bewilderbeast me sukses i përfshin ata në një shpërthim të madh akulli e si duket i vret. Fitorja e tij është jetëshkurtër, megjithatë, pasi që Toothless shkëlqen me plazmë, e shkrin akullin dhe zbulon që të dy janë të padëmtuar. Toothless e sfidon Alpha-n dhe hedh vazhdimisht plazmë drejt Bewilderbeast-it. Kjo liron dragonjtë e tjerë nga kontrolli i Bewilderbeast-it dhe të gjithë qëllojnë nga ai, duke e lënduar rëndë dragoin kolosal, derisa Toothless qëllon edhe një herë të fundit, duke thyer dhëmbin e tij të majtë. Të mposhtur, Drago dhe Bewilderbeast-i i tij kthehen në oqean, derisa vikingët festojnë fitoren e tyre. Të gjithë dragonjtë tani e njohin Toothless-in si dragoin e tyre të ri Alpha dhe Hiccup bëhet shef i Berk-ut nga të vjetrit e fshatit. Filmi përfundon me Berk-un që rindërtohet, me një statujë të ngritur për nder të Stoick-ut dhe Hiccup bën detyrat e tij si shef, duke deklaruar me krenari që derisa të tjerët mund të kenë ushtri e armata, Berku i ka dragonjtë e vet. (Kosova Sot)