Pse nganjëherë zemra rrah më shpejt?

  • 17 February 2017 - 20:15
Pse nganjëherë zemra rrah më shpejt?

Me shumë gjasë e dini që ushtrimet - vrapimi, kërcimi, noti, vallëzimi - bëjnë që zemra juaj të rrah më shpejt. Mirëpo, a e keni ditur që zemra juaj i përshpejton të rrahurat edhe kur jeni të frikësuar, nervoz, të ngazëllyer dhe të zemëruar? Kjo është mënyra se si trupi sigurohet që jeni të përgatitur për gjithçka.,raporton Gazeta Kosova Sot

Zemra është një muskul që e pompon gjakun në mushkëri për ta dërguar oksigjenin, pastaj edhe në pjesën tjetër të trupit. Kjo gjë është shumë e rëndësishme, sepse qelizat në trupin tuaj kanë nevojë për oksigjen. Kur ushtroni, muskujt kanë nevojë për më shumë oksigjen, sepse punoni më shumë. Sa më shpejt rrah zemra, aq më shumë gjak e oksigjen shkon në muskuj. E, kur frikësoheni, zemëroheni ose ngazëlleheni, truri i tregon zemrës që duhet të pompojë më shpejt.

(Kosova Sot)