A e dini sa i madh është Luksemburgu?

  • 20 February 2017 - 21:28
A e dini sa i madh është Luksemburgu?

Luksenburgu zyrtarisht Dukata e Madhe e Luksemburgut është shtet pa dalje në det në Europën perëndimore. Ai kufizohet në veri-perindim nga Belgjika, në lindje nga Gjermania dhe në jugperëndim kufizohet nga Franca.

Luksenburgu ka një popullsi prej 524.853 (që nga tetori 2012) dhe një sipërfaqe prej 2586 kilometra katrorë.

Si një demokraci përfaqësuese me një monark kushtetues, ai drejtohet nga një Dukë i Madh dhe është Dukata e Madhe e vetme e mbetur në botë. Luksemburgu është një vend i zhvilluar, me një ekonomi të përparuar dhe [Prodhimi i Brendshëm Bruto|PBB]] më të lartë në botë për frymë, sipas Bankës Botërore. Rëndësia historike dhe strategjike e tij daton që prej themelimit të tij si një fortesë e epokës romake dhe kështjellë e frankëve në mesjetën e herëshme. Ai ishte një bastion i rëndësishëm përgjatë Rrugës spanjoll kur Spanja ishte fuqia kryesore evropiane që kishte influencë në gjithë hemisferën perëndimore dhe më gjerë në shekujt e 16-17-të.

(Kosova Sot)