Çfarë nënkupton emri “Holandë”?

  • 21 February 2017 - 09:48
Çfarë nënkupton emri  “Holandë”?

Holanda ishte një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holandë u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim,transmeton Kosova Sot Online.

Termi "Holandë" në disa gjuhë të huaja ka disa kuptime, shpesh ndodh që në gjuhët e tjera nën këtë emër nënkuptojnë shtete në rajonin e Beneluksit dhe pjesë të Mbretërisë Holandeze.

(Kosova Sot)