3 rrugët më të frikshme në botë

  • 21 February 2017 - 16:43
3 rrugët më të frikshme në botë

'Winston Churchill Avenue' është një nga rrugët më të rrezikshme në botë, pasi që gjendet në gadishullin që lidh Marokun me Spanjën. Nëse dëshironi të kaloni pushimet në diellin e Gjibraltarit, do të tmerroheni kur në rrugën më të ngarkuar të gadishullit të ndaloni në mes, pasi që aty gjendet pista e aeroportit. Rruga tjetër është 'North Yongas Road', e cila gjendet në Bolivi.,raporton Gazeta Kosova Sot Online 

Kjo rrugë është në pjesën e sipërme të një mali që lidh xhunglën e Amazonit me Bolivinë veriore. Ndryshe njihet edhe si 'Rruga e vdekjes', pasi që anash saj ndodhet një greminë e thellë, pa tela mbrojtës. Rruga e tretë më e rrezikshme është autostrada trans-saharane. Fatmirësisht autostrada është e zbrazët në pjesën më të madhe të kohës. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e saj përpihet nga dunat e rërës.

Mundësia e gjetjes së një pompe të benzinës në autostradën që ndodhet në shkretëtirën më të nxehtë në botë, është po aq e madhe sa gjetja e ujit atje.

(Kosova Sot)