Rekordet Botërore të Ginisit

  • 21 February 2017 - 18:24
Rekordet Botërore të Ginisit

Milliy i mrekullueshëm

Qeni më i vogël për nga lartësia është një femër e racës ‘chihuahua’ që quhet Milly dhe ka një lartësi vetëm 9.65 cm dhe vendosi këtë rekord më 21 shkurt 2013. Pronare e tij është Vanesa Semler nga Dorado, Puerto Riko, shkruan gazeta Kosova Sot.

Spiralja rrëqethëse

Spiralja më e gjatë e metalit, e kaluar nëpërmjet hundës dhe e nxjerrë nga goja, ka gjatësi 3.63 m dhe ky rekord është arritur nga Andrew Stanton në emisionin ‘Lo Show deri Record’ në Romë të Italisë.

Mikromakina

Vetura më e vogël ka një lartësi 63.5 cm, gjerësi 65.41 cm dhe gjatësi 126.47 cm.  Ajo u krijua nga Austin Coulson (SHBA) dhe është matur në Karlton të Teksasit në SHBA. Mjeti është i licencuar për t’u vozitur në rrugë publike, me limit të shpejtësisë 40 km/h. Ngjyra e tij është e ngjashme me mjetin ajror luftarak ‘Mustang P51’ dhe anët e saj janë të mbishkruara me numrat e bishtit të një anijeje, në të cilën kishte shërbyer gjyshi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo shpesh vozitet gjatë paradave të veteranëve lokalë të ushtrisë.

(Kosova Sot)