Pse ka lëngu i portokallit shije të çuditshme pasi t’i pastroni dhëmbët?

  • 25 May 2017 - 11:33
Pse ka lëngu i portokallit shije të çuditshme pasi t’i pastroni dhëmbët?

Shkencëtarët nuk janë shumë të sigurt pse ndodh kjo. Por, ata mendojnë që shija e keqe mund të ketë të bëjë me një nga përbërësit që ndodhet edhe në pastën e dhëmbëve: sulfati laurel i natriumit. Ky është përbërësi që e bën pastën e dhëmbëve të shkumëzuar.

Sulfati laurel i natriumit përkohësisht ndryshon receptorët e shijes në gojën tuaj. Ai i bën receptorët më pak të ndjeshëm ndaj shijeve të ëmbla dhe më të ndjeshëm ndaj shijeve të hidhura. Kështu që nëse provoni lëngun e portokallit, pasi t’i pastroni dhëmbët, dy gjëra do të ndodhin:

Do të keni më pak mundësi të shijoni sheqerin natyral (fruktozën) që gjendet në lëng.

Do të keni më shumë mundësi të shijoni acidin e hidhur citrik të lëngut

Por, mos u brengosni, receptorët e shijes do të kthehen në normalitet pas një ore. 

(Kosova Sot)