Biçikleta me tela
Çka ju duhet:
1.5 metra të kabllove të telefonit ose të termostatit, me shumë ngjyra
Gërshërë
Si ta bëni:
Mblidhni 1.5 metra të telave shumëngjyrësh. Kabllot e termostatit dhe të telefonit mund t’i gjeni në dyqanet e pajisjeve elektronike. Ato mund t’i prisni duke përdorur gërshërët e fëmijëve. Por, sigurohuni që të kërkoni leje nga një i rritur para se të preni ndonjë tel. Përdridhni secilin tel që keni rreth pjesëve të biçikletës. Lidhni pjesët duke përdorur copëzat e vogla të telave.
(Kosova Sot)