Super Salmoni

  • 20 July 2017 - 22:16
Super Salmoni

Salmonit i duhen 30 muaj për t’u rritur plotësisht. Por, shkencëtarët e kanë gjetur një mënyrë për ta bërë peshkun që të rritet dy herë më shpejtë dhe atë brenda vitit. Ata e injektojnë atë me një gjen nga një salmon i racës Çinok dhe një gjen nga një peshk i gjatë që ngjason me ngjalën e që njihet si peshk oqeanik. Gjeni Çinok e bën salmonin të rritet në madhësinë e plotë brenda 15 muajve, transmeton Kosova Sot Online.

Gjeni i peshkut oqeanik e bën salmonin që të rritet në verë dhe dimër. Si rezultat krijohet një peshk gjenetikisht i modifikuar. Por, salmoni i modifikuar gjenetikisht është kafsha e parë e modifikuar në këtë mënyrë që mund të konsumohet nga njerëzit. Disa njerëz mendojnë që modifikimi gjenetik është një teknologji e re shumë e përdorshme.

Të tjerët brengosen për mënyrën se si këto ushqime do të mund të ndikonin në shëndetin tonë. Tani Administrata e Ushqimit dhe Barërave në SHBA, nuk kërkon që ushqimet e modifikuara gjenetikisht të etiketohen si të tilla, por shumë mbrojtës të sigurisë së ushqimit duan të sigurohen që këta ‘frankenpeshq’ të etiketohen qartë, ashtu që konsumatorët ta dinë se çka hanë. 

(Kosova Sot)