Çanta energjetike

  • 24 July 2017 - 15:28
Çanta energjetike

Telefoni juaj ka mbetur pa bateri, por ju e keni lënë mbushësin në shtëpi. Nuk ka nevojë për brengosje nëse e keni çantën energjetike ‘Solar Power Nova Backpack’. Kjo çantë ka një lloj kapaku në pjesën e pasme, që është mbushës.

Ai është një panel solar, i ngjitur në çantë, që përdor rrezet e diellit për të mbushur një bateri të brendshme brenda dhjetë orëve (mund ta vendosni baterinë drejt në një mur jashtë shtëpisë për t’u mbushur më shpejt).

Sapo që bateria të mbushet plot, mund t’i lidhni pajisjet tuaja me tela brenda çantës. Ju mund të rimbushni të gjitha pajisjet tuaja të vogla elektronike, duke përfshirë telefonat, sistemet portabile të lojërave dhe pajisjet për muzikë. Secili prej tyre mund të vendoset në xhepat e shumtë të çantës. (Kosova Sot)