Mite rreth dinozaurëve

  • 24 July 2017 - 18:39
Mite rreth dinozaurëve

1. Nuk kanë qenë dinozaurë të gjitha kafshët e mëdha parahistorike

Gjatë mezozoikut kanë ekzistuar kafshë të tjera, përpos dinozaurëve. Disa prej tyre ishin të afërta me dinozaurët, sikur që ishin pterosaurët. Edhe zogjtë janë dinozaurë. Kafshët e tjera, sikur që është Dimetrodoni, i cili ka jetuar në erën paleozoike, është më i afërt me ne sesa me dinozaurët.

2. Nuk ka pasur kurrë dinozaurë notues, apo fluturues

Të gjithë dinozaurët kanë jetuar në tokë; asnjë prej tyre nuk ka jetuar në det apo në ajër (derisa u paraqitën shpezët)! As pterosauri fluturues, e as ihtiosauri notues nuk ishin dinozaurë edhe pse ishin të afërt me ta.

3. Nuk ishin të gjithë dinozaurët e mëdhenj

Ekzistonin shumë dinozaurë të vegjël dhe të madhësisë së mesme. Dinozauri më i vogël që është zbuluar, quhet kompsognatus, i cili kishte madhësi të pulës!

5. Nuk vdiqën të gjithë dinozaurët para 65 milionë vjetësh

Pjesa më e madhe e grupeve të dinozaurëve ishin zhdukur shumë kohë para zhdukjes së madhe të para 65 milionë vjetësh. Dinozaurët e mbetur vdiqën në atë kohë, por shumë lloje shpezësh (të cilat janë dinozaurë) kanë mbijetuar. (Kosova Sot)