Rekordthyesit e ushqimeve

  • 17 August 2017 - 16:06
Rekordthyesit e ushqimeve

Më së shumti fije të pastës: Sajmon Sang Kun Sung nga Singapori, me të vërtetë di si të sillet mes pastave.  Ai kishte formuar  8.192 fije të pastave  nga brumi për vetëm 59.29 sekonda. Kjo i bie rreth 138 fije në sekondë.
Lufta me pite: Në vitin  2000, 20 njerëz në  ‘Millennium Done’ të Londrës, Angli, kishin gjuajtur 3.312 pite me karamele për tri minuta.
Fasulja më e gjatë: Harri Hërli, nga Karolina e Veriut kishte kultivuar një fasule të gjatë. Në vitin 1997, ai kishte kultivuar një fasule 1.31 centimetra të gjatë.
Sandviçi më i madh me akullore: Në një ngjarje të veçantë gjatë vitit 1998 në Dubuke, Ajova, një sandviç me akullore kishte peshuar rreth 1.230 kilogramë.
Kulaçi më i madh kinez: Në vitin  1997, kulaçi peshonte rreth 520 kilogramë, i cili ishte gatuar me rastin ribashkimit të Hong-Kongut dhe Kinës.
Ushqimi më i shtrenjtë: Jo, nuk është MekDonalldi. Në vitin 2001, gjashtë njerëz kishin shpenzuar një shumë prej 62.138 dollarësh, në një ushqim në restorantin me emrin Petrus. Shumica e parave ishin shpenzuar në shishe verës së rrallë. rrall[antin eve ishin shpenzuar p[[
Mëngjesi më i madh: Në vitin  2001, në Tajvan, 23.291 njerëz të uritur kishin konsumuar 1.247 galonë  me qumësht dhe 2121 kilogramë bukë.  
Sandviçi më i gjatë: Krijuar në Itali në vitin 2004, gjatësia e tij ishte rreth 634 metra. Ishte krijuar prej 1000 kilogramëve miell, 112 galonë me ujë dhe 25 kilogramë kripë.

(Kosova Sot)