Ja çfarë nuk keni ditur për pulat

  • 13 September 2017 - 10:40
Ja çfarë nuk keni ditur për pulat

Pula është një shpezë shumë e dashur shtëpiake prej së cilës marrim vezët që janë shumë të shëndetshme për njeriun. Kjo krijesë interesante ka disa veti dhe veçori të cilat mund të mos i keni ditur,transmeton “Kosova Sot Online”.
1. Pulat jetojnë në bashkësi dhe kanë shumë afrimitet me vezët e tyre. Pulat, ia dedikojnë jetën rritjes së të vegjëlve të tyre.
2. Pulat që kanë vesh të kuqe bëjnë vezë kafe dhe ato që kanë vesh të bardhë bëjnë vezë të bardha.
3. Pulat deri në 6 muaj nuk ngacmohen nga gjeli, pasi pula deri në atë moshë nuk është e rritur për të bërë vezë.
4. Pulat krijojnë një strukturë komplekse shoqërore dhe sesia prej tyre e din vendin dhe shkallën e saj shoqërore.
5. Pulat kanë shikim të mirë dhe shohin me shumë ngjyra. Pulat mundohen që ta mbajnë higjienë të pastër dhe çdo ditë pastrojnë me sqep pendët e tyre.


(Kosova Sot)