< Si komunikojnë balenat 'Beluga' - OK KIDS - Kosova Sot
Si komunikojnė balenat

Si komunikojnė balenat 'Beluga'

Një studim i bërë së fundmi tregon që flluskat që lëshohen nga balenat 'beluga' jo vetëm që janë interesante dhe tërheqëse. Sipas studimit, këta gjitarë përdorin flluskat për të komunikuar me balenat e tjera përreth. Hulumtuesit e sjelljeve të kafshëve, Elizabeth George dhe Michael Noonan, së fundmi kanë folur për zbulimin e tyre, për realizimin e të cilit janë studiuar 44 balena të tilla, përgjatë tetë vitesh.,raporton Gazeta Kosova Sot

Ata kanë ardhur në përfundim që balenat përdorin katër lloje të ndryshme të flluskave dhe secili lloj i flluskave paraqet një mendim të caktuar. Rrathët dhe flluskat që lëshohen ngadalë nga balenat 'Beluga' janë shenjë e përjetimit të kënaqësisë, ndërsa flluskat që lëshohen me shpejtësi të madhe simbolizojnë mbrojtjen në rast rreziku. Flluskat e lajmërimit të rrezikut kryesisht lëshohen nga balenat nëna, që i lajmërojnë të vegjlit e tyre për t'iu afruar. 

(Kosova Sot)

19 orë e 53 minuta më parë