< Fakte interesante për Tokën, që është vështirë t'i besoni - OK KIDS - Kosova Sot
Fakte interesante pėr Tokėn, qė ėshtė vėshtirė t

Fakte interesante pėr Tokėn, qė ėshtė vėshtirė t'i besoni

Mund të keni menduar që dini gjithçka në lidhje me tokën, megjithatë, shumicën e këtyre fakteve interesante, me shumë gjasë nuk i keni ditur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Antarktida është shumë e rëndësishme

Antarktida e ruan 70 për qind të ujit të freskët të botës dhe 90 për qind të akullit në tokë.

2. Asteroidet e vizitojnë tokën 

Asteroidet nganjëherë tërhiqen dhe futen në orbitën e tokës, ku qëndrojnë deri në nëntë muaj.

3. Ju jeni gjithmonë në lëvizje

Kur jeni në tokë, ju lëvizni me shpejtësi prej rreth 1.500 kilometra në orë.

4. Toka është shumë e vjetër

Vlerësohet që planeti ynë është 4.54 miliardë vjet i vjetër.

5. Në tokë shpeshherë bëhet nxehtë

Temperatura më e lartë në faqen e tokë është regjistruar në Libi në vitin 1922, që ka arritur në 58 gradë celsius.

6. Vullkani më aktiv gjendet në jug të Italisë

Vullkani Stromboli është aktiv që të paktën 2.000 vjet

7. Graviteti nuk është konstant

Disa pjesë në tokë kanë më pak gravitet e disa më shumë. Gjiri Hudson në Kanada ka më pak masë tokësore, andaj graviteti atje është më i vogël.

8. Polet magnetike lëvizin

Poli magnetik i veriut po lëviz, duke shkuar edhe më në veri, që i bie se po lëviz rreth tokës dhe se një ditë do t'i ndërrojë pozicionet me polin e jugut.

9. Lugina më e thellë është nënujore

Lugina Mariana është dhjetë kilometra më thellë sesa fundi i oqeanit.

10. Bë tokë mund të bëhet edhe ftohtë

Temperatura më e ultë është shënuar në Stacionin Vostok në Antarktidë dhe ka qenë -89.2 gradë Celsius.

11. Hëna i shkakton baticat oqeanike

Orbita e hënës dhe lëvizjet e saj të natyrshme kanë ndikim të drejtpërdrejtë në baticat e oqeanit.

(Kosova Sot)

13 orë e 22 minuta më parë