< Fakte interesante rreth kuajve - OK KIDS - Kosova Sot
Fakte interesante rreth kuajve

Fakte interesante rreth kuajve

Në botë ekzistojnë rreth 75 milionë kuaj

Një kalë i shëndoshë i rritur duhet të ketë një puls midis 36 dhe 40 rrahjesh për minutë kur është duke pushuar

Kuajt arabë kanë një bri më pak, një asht lumbal më pak dhe disa unaza të bishtit më pak sesa kuajt tjerë

Zakonisht një kalë fle 2,5 deri 3 orë në ditë

Kuajt më të vegjël se 4 vjet mund të përqendrohen më së shumti deri në 10-15 minuta

Kuajt rrinë shtrirë vetëm rreth 43.5 minuta në ditë

Kuajt flenë më shumë gjatë verës, sesa gjatë dimrit.

Zemra e kalit peshon rreth 4.5 kile

Të gjithë kuajt, duke përfshirë edhe zebrat, i takojnë gjinisë ‘equus’

Nuk ekzistojnë dy kuaj identikë

Një kalë ka rreth 205 eshtra

Gjatë vitit të parë, kali quhet mëz

Mëzetërit kanë dhëmbë të qumështit, të cilët zëvendësohen me dhëmbë të përhershëm rreth moshës 3-5 vjeçare

Në bazë të dhëmbëve të kalit mund të dihet mosha e tij

Kuajve nuk u pëlqen era e derrave

Femra e kalit quhet pelë.  

(Kosova Sot)

5 orë e 6 minuta më parë