< Historiku i orës - OK KIDS - Kosova Sot
Historiku i orės

Historiku i orės

Ora është një nga shpikjet më të vjetra të njerëzimit, për shkak të nevojës së vazhdueshme për matjen e intervaleve kohore si dita, muaji hënor dhe viti. Evolucioni i teknologjisë së orëve vazhdon edhe sot, ndërsa shkenca që merret me matjen e kohës quhet horologji.

Shpikja e orëve mekanike në shekullin e 13 nxiti një ndryshim në metodat e matjes së kohës që nga ora diellore, tek ajo e ujit, te lavjerrësit dhe tek orët me kuarc kristali që kishin më shumë fuqi për të qenë të sakta. Pavarësisht se metodat variojnë, të gjitha orët moderne si mekanike, dixhitale dhe atomike punojnë me pjesë të ngjashme. Ato konsistojnë në një objekt që përsërit të njëjtën lëvizje vazhdimisht, një oscilator, me një interval përsëritës që krijon rrahjen. Ngjitur me oscilatorin është një pajisje kontrolluese, e cila mirëmban lëvizjen e oscilatorit duke rigjeneruar energjinë që ai humbet gjatë fërkimit dhe e zëvendëson punën e vazhdueshme të oscilatorit në pulse. Më pas pulset numërohen nga një lloj numëruesi dhe sasia e numërimeve konvertohet në njësi, zakonisht sekonda, minuta dhe orë. Në fund një lloj rezultati i mekanizmit shfaqet i kuptueshëm për njerëzit.

(Kosova Sot)

 

18 orë e 9 minuta më parë