Si nuk i dhemb qukapikut koka nga gjithë ato çukitje?

  • 27 October 2017 - 23:28
Si nuk i dhemb qukapikut koka nga gjithë ato çukitje?

Qukapiku me lafshë, lloji më i madh i qukapikëve në Amerikën Veriore, mund të çukitë një dru deri në 15 herë në sekondë. Kjo d.m.th. se ata bëjnë rreth 12 000 çukitje në ditë. Sa herë që të çukitin, qukapikët përjetojnë forca serioze gravitacionale: rreth 1 200 gramë. Sa për ta kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, mund të themi se qukapiku e përplas sqepin e tij për druri me një shpejtësi prej 24 km në orë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me siguri edhe ti dëshiron ta dish se si mund t’i durojë qukapiku i gjorë të gjitha këto goditje? Pikë së pari, duhet ta dimë se truri i tij është i vogël dhe gjendet në kafkën e fortë prej ashti. Po ashtu, truri i qukapikut nuk noton në ujë, siç noton truri i njeriut. Kur ne e godasim kokën, truri ynë mund të përplaset për muret e kafkës, meqë ka hapësirë dhe ka lëng të mjaftueshëm për të lëvizur. 

Qukapikët e kanë një lloj jastëku në bazën e kafkës së tyre. Rreth dy të tretat e forcës goditëse vjen në bazën e kafkës me anë të gjysmës së poshtme të sqepit dhe absorbohet nga muskujt tejet të fortë të qafës. Të gjitha këto elemente i ndihmojnë qukapikut që të vazhdojë pa probleme me çukitjet e tij karakteristike. 

(Kosova Sot)