Ja pse është e lagur hunda e qenve

  • 28 October 2017 - 17:42
Ja pse është e lagur hunda e qenve

Është e mundur që askush nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje. Ne mund t’jua ofrojmë një. Por, pyetja tregon pse shkenca është argëtuese: gjithmonë ka mjaftë pyetje që nuk kanë përgjigje. Ja çka kemi mësuar. Lëkura që ndodhet rreth hundës së qenit mund të bëhet e lagësht nga vetë aroma e tij. Kur një qen frymon pas vrapimit, ai merr frymë (kryesisht nëpërmjet hundës), dhe lëshon frymën (kryesisht nëpërmjet gojës), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, kur ka frymëmarrje të qetë shumica e ajrit që ai lëshon, del nga hunda. Ky ajër është i ngrohtë dhe i lagësht, dhe nëse ajri jashtë është më i ftohtë, një sasi e lagështisë ka mundësi të kondensohet. Kjo e mban hundën të lagësht. Gjithashtu, qentë zakonisht lëpijnë hundën.

Nuk e dimë nëse e bëjnë këtë sa për ta mbajtur hundën të lagësht, por kjo është diçka që mund ta shihni apo të mendoni derisa i shikoni qentë.

 

(Kosova Sot)