Prej nga vijnë këpucët?

  • 29 October 2017 - 12:41
Prej nga vijnë këpucët?

Au, ooo,! Njerëzit në kohët e lashta sigurisht do të kenë bërtitur kështu kur kanë ecur pa këpucë mbi tokë të vrazhdë. Dhe, sigurisht që dhimbjet dhe parehatia janë ato që i kanë shtyrë ata të gjejnë mbrojtëse për këmbët e tyre. Dhe, sigurisht që dhimbjet dhe parehatia janë ato që i kanë shtyrë ata të gjejnë mbrojtëse për këmbët e tyre. Këpucët e kanë një histori që daton mijëra vjet prapa, dhe për kohë të gjatë kanë qenë një artikull prestigji për njerëzit në shoqëri të ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këpucët më të hershme, të bëra sigurisht nga bari i gërshetuar ose nga lëkura e paregjur, e mbështjellë për këmbe, ishin pa dyshim rezultat i nevojës për t’i mbrojtur këmbët gjatë lëvizjes mbi terren të vrazhdë në kushte të ndryshme atmosferike. Shkencëtarët mendojnë se këpucët e para ishin bërë nga lëkura e kafshëve gjatë periudhës së akullt (5 milionë vjet më parë). Zbulimi më i madh i këpucëve nga kjo periudhë daton në vitin 8 000 p.e.s. dhe u takonte amerikanëve vendorë në Misuri. Këpucët primitive nga 3 300 vjet p.e.s. ishin zbuluar në alpet franceze. Ende ekzistojnë shembuj të këpucëve nga civilizimet e lashta, si të Egjiptit, Kinës dhe vikingëve. Kur njerëzimi filloi të rafinohet dhe ishte ndarë në klasa, të pasurit dhe ata me ndikim filluan ta dallojnë veten me zejtarinë dhe me dekorimin e këpucëve të tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Pikturat e para të faraonëve, sundimtarëve të Egjiptit, rreth 3 000 vjet p.e.s. i shfaqin faraonët, të përcjellë nga skllevërit e tyre, duke i bartur sandalet e tyre. Piktura sugjeron se në Egjiptin e lashtë sandalet ishin shenjë e fuqisë dhe rangut. Grekët në kohët e lashta kujdeseshin gjithashtu mirë për këmbët e tyre. Ata i përshtatnin këpucët e tyre për secilin lloj të aktivitetit. Lartësia e këpucëve dhe ngjyra e tyre ishin shenjë e klasës sociale të pronarit të këpucëve. Romakët e vjetër kishin zbuluar këpucë të modelit ushtarak, të quajtura “Caligae”, të cilat u mundësonin legjioneve të udhëtonin në këmbë nëpër perandorinë romake.  “Caligae” ishte një sandale e lëkurës me shuall të trashë. Kur ushtarët fitimtarë ktheheshin nga lufta, ata shumë shpesh i ndërronin gozhdët e bronzta, të cilat e mbanin sandalen të bashkuar me thumba të artë ose të argjendtë.   

(Kosova Sot)