< Pse duhet të dhurojmë lule? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse duhet tė dhurojmė lule?

Pse duhet tė dhurojmė lule?

Prania e luleve shkakton emocione të lumtura, rrisin ndjenjën e kënaqësisë  së jetës dhe ndikojnë në sjelljen shoqërore në një mënyrë pozitive përtej asaj që zakonisht shprehet.

Një ekip studiuesish  hulumtuan mbi lidhjen e luleve dhe ndikimit që ato kanë në ndryshimin e humorit, gjendjes shpirtërore dhe kënaqësisë së jetës. Kohëzgjatja e studimit ishte dhjetë muaj. Rezultatet treguan se lulet janë një katalizator qetësie dhe gëzimi të brendshëm. Ato kanë një ndikim të menjëhershëm në lumturinë dhe gjendjen shpirtërore të njerëzve që iu dhurohen lule.  

Të gjithë pjesëmarrësit e studimit u shprehën duke zgjedhur alternativën “e vërtetë” ose  duke buzëqeshur pas marrjes së luleve. Të gjithë  demonstruan kënaqësi dhe mirënjohje të jashtëzakonshme mbas marrjes së luleve. Ky reagim ishte universal, që ndodhi tek të gjithë grupmoshat e pjesmarrëve në studim. Lulet kanë një efekt pozitiv afatgjatë në gjendjen shpirtërore. Në mënyrë të veçantë, pjesëmarrësit e studimit raportuan ndjenja më të pakta depresive,  më pak ankth dhe  më pak të shqetësuar pas marrjes  së luleve.

Gjithashtu kjo u shoqërua  me një ndjenjë më të lartë gëzimi dhe kënaqësie rreth  jetës. Në jetën reale ju jeni edhe dëshmitarë që lulet ndikojnë pozitivisht në një lidhje. Ju e keni parë ndryshimin e sjelljes së partneres tuaj pas një buqete me lule. Por, edhe kur ju shprehni simpatinë ndaj një personi ato ju mundësojnë të krijoni një raport më të afërt.  Lulet e bëjnë një lidhje më intime. Lulet përdoren për të shprehur dashuri, falenderim dhe sigurisht për dhurata në festa të ndryshme.

Prania e luleve çon në rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve  me familjen, njerëzit tuaj të afërt  dhe miqtë. Jo vetëm për dhurata, lulet përdoren edhe për dekorimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme. Prania e tyre e bën ambjentin më mikpritës dhe më të ngrohtë. Vendi ideal për të zgjedhur buqetën tuaj është pikërisht lule natyrale Tana. Ofron lule natyrale për çdo gëzim tuajin familjar si: dasma, ditëlindje, fejesa etj. Bëjnë gjithashtu buqeta me porosi, dhurata për fëmijë, paketime, arredime për ditëlindje dhe çdo gëzim tjetër familjar. Zgjidhni dyqanin e luleve natyrale Tana, vendin ku do të gjeni aromën dhe freskinë e luleve. Dhuroni lule. Dhuroni lumturi. Zgjidhni lule natyrale Tana!

(Kosova Sot)

15 orë e 49 minuta më parë