< Fakte interesante për pinguinët - OK KIDS - Kosova Sot
Fakte interesante pėr pinguinėt

Fakte interesante pėr pinguinėt

Pinguinët jo vetëm janë të bukur por janë edhe shumë romantikë kur vjen puna tek propozimi i të dashurave të tyre. Ka dy mënyra tradicionale shumë të bukura dhe unike që lidhen me propozimin mes pinguinëve,raporton Gazeta Kosova Sot Online

Kur pinguini mashkull bie në dashuri me pinguinen femër ai kërkon në të gjithë plazhin për të gjetur guralecin më perfekt të plazhit. Kur më në fund e gjen, ai shkon tek e preferuara e tij dhe e lëshon guralecin përpara këmbëve të saj, nëse ajo e merr atë do të thotë që pranon dashurinë e tij.

Gjatë sezonit të çiftëzimit, pinguinët mblidhen të gjithë së bashku në plazh me guralecët e gjetur. Secili pinguin i prezanton të pëlqyerës së tij guralecin, nëse guraleci pranohet ata janë partner për të gjithë jetën.

Image

 

Pinguinët futen në familjen e shpendëve, ata janë zogj që kanë humbur aftësitë në fluturim miliona vjet përpara. 
Sytë e pinguinëve funksionojnë më mirë në ujë sesa në tokë.

(Kosova Sot)

18 orë e 27 minuta më parë